Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me qëndrimet e Bashkimit Evropian, përsa i përket kërkesave për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

 

Ndër të tjera Haradinat është shprehur se nuk  komenton edhe kushtet që Serbia po krijon sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, qëndrime të cilat sipas tij edhe nëse kanë kaluar tek BE, nuk i bëjnë përshtypje.

 

Në fjalën e tij kryeministri ka arsyetuar faktin se Kosova është ulur në bisedime gjithnjë pa asnjë kusht ndonëse tash e sa kohë ende pranon trupa të pajetë, viktima të luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar se derisa nuk shfaqet njohja në tryezë, kjo taksë nuk do të hiqet.

 

“Për besë nuk kam ndonjë koment për qëndrime të Serbisë, nëse kthehen ato në qëndrime të BE-së prapë nuk kam ndonjë koment. Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdar e kam marr disa trupa të pajetë. Asnjë çërtefikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një çertifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje. Dhe duke qenë kështu gjendja Kosova pa ta dhënë askush një letër me tthanë se kështu ka ndodhë, është ulur me ta në tavolinë. Bile të ishte bë ndonjë gjykatë, madje Kosova iu është bë një gjykatë pasi i ka përfundu tre ndërkombëtare”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *