Nisma “Ballkani i Hapur”, për Ramush Haradinajn është një ide e mirë. Mirëpo, sipas tij, ky projekt mund të zbatohet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia.

 

Ai theksoi në emisionin “Quo Vadis” se Kosova nuk mund të ulet në tavolinë më atë që nuk e ka njohur ende.

 

“Neve na konvenon, që një nga udhëheqësit shqiptar ka këndvështrim të njëjtë me ne. Edhe kur ishte çështja e marrëveshjes me Serbinë për zhvillime për hapje kufijsh ose hartë kufijsh. Prej Ballkanit të Hapur ne i ndërpresim qëndrimet me disa udhëheqës shqiptarë, si në politikë, si në Senat i cili ka qëndrime të njëjta me ato të Kosovës. Kjo nuk besoj e ndan Shqipërinë në ritmin e udhëheqjes përpara, neve si Kosovë na konvenon (intereson) që Shqipëria të ecë me politikat e veta me vizionin e vet. Por po ashtu kemi qëndrime të caktuara që burojnë nga specifikat tona lidhur me Ballkanin e Hapur. Unë e pëlqej këtë ide, është një ide e mirë, por kjo zbatohet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia. Është e pamundur të ndodhë Ballkani i Hapur me Kosovën, pa njohjen reciproke të Kosovë-Serbi. Përndryshe ne do ta pranonim këtë, ne o të pranonim të jetonim në status quo në vazhdimësi. Pra, ky është dallimi mes qëndrimit të Kosovës dhe në këtë rast në raport me atë të kryeministrit Rama. Ndoshta do të ishte e udhës nga zoti Rama që në funksion të arritjes së Ballkanit të Hapur, të vendosë radhën e gjërave. Çështja e parë që vjen është njohja Kosovë-Serbi, që pastaj të hapemi. Por për t’u hapur, fillimisht na duhet të jemi pavarur dhe të njohur. Pra, s’mundesh të ulesh me atë që s’të ka njohur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *