Pas Sali Mustafës, në Hagë është paraqitur këtë të martë edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

 

Pas leximit të akuzave, Haradinaj tha se nuk e njeh Gjykatën e Posaçme e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, pasi mandati i saj ka përfunduar.

 

NASIM HARADINAJ
NENKRYETAR I OVL UÇK

“Unë në këtë moment po them nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk kam për ta njohur këtë gjykatë.”

 

Edhe avokati mbrojtës i Haradinajt kërkoi hedhjen poshtë të akuzave dhe lirimin e menjëhershëm, pasi klienti i tij nuk është i akuzuar për krime lufte dhe rrjedhimisht gjykata nuk ka juridiksion ta mbajë në paraburgim.

 

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në bazë të një urdhër arresti të Prokurorisë së Posaçme në Hagë për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

 

Megjithatë gjatë seancës gjykatësi i çështjes tha se ndaj Haradinajt nuk ka ende një akuzë, dhe se ajo do të paraqitet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *