Kryetari i aleancës për ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj, deklaroi se qeveria e udhehequr nga Albin Kurti nuk do të ketë një të ardhme të gjatë.

 

Ish kryeministri gjatë një interviste për mediat vendase hodhi akuza të forta për kreun e qeverisë duke e quajtur atë mashtrues.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETARI I AAK-SË

 

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë. ne ne moment te veshtire sic ishte situata e helmimit ne decan, kryeministri i endit ishte në greqi me pushim 7 ditore. Kurti ka premtuar se do ta rivendos reciprocitetin, por e vërteta është se u rritë importi i mallrave nga Serbia. Kurti po i bllokon bizneset dhe komunat tona. Paraja është bllokuar në Kosovë dhe komunat nuk po zhvillohen. Sipërmarrësit kosovarë do të kenë pasoja të mëdha në fund të këtij viti, derisa mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun tonë.”

 

Në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ndëmrjetësohet nga Bashkimi Evropian , Haradinaj, kërkoi përfshirjen e përfaqësuesve të shteteve të bashkuara të Amerikës.

 

 

Kryeministri i kosovës albin kuti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic kanë zhvilluar dy takime në kuadër të dialogut por pa arritur në një rezultat konkret.

 

Takimi i radhës pritet të zhvillohet në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *