Për hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike disa ditë më parë ishin mbledhur dhjetëra qytetarë, duke “harruar” masat anti-COVID. Kjo gjë u komentua nga Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka, i cili shpjegoi se qytetarët nuk ndaleshin dot. Sipas tij, PD u kërkoi atyre që të shmangin grumbullimet për shkak të pandemisë, por pa sukses.

 

“Nuk ishte i braktisur dhe i vetëm mbrëmë Edi Rama, sepse siç u përpoq ta justifikonte, është nga ata që zbaton rregullat. Dhe ne u kërkuam qytetarëve që hapjen e fushatës ta ndiqnin nëpërmjet mediave, sepse të tilla ishin rregullat. Një pjesë e juaja na kërkuan të vijnë në Tiranë dhe u thamë jo, sepse këto janë rregullat dhe duhet të zbatoheshin, por nuk i ndalje dot qytetarët. Prandaj u mblodhën, për të treguar se tek Partia Demokratike shohin shpresën. Askush nuk do t’i ndalte as socialistët nëse do e shihnin me shpresë Edi Ramën, por qytetarët kalonin dhe e shihnin me indiferencë, ishin aq pak se i kanë braktisur dhe vetë socialistët. Socialistët e dinë tashmë që me Ramën jo mandat të tretë, por edhe tre orë më shumë janë fatkeqësi për shqiptarët”, tha Edi Paloka gjatë një takimi me banorët në Fushë-Krujë.

 

Ai u premtoi atyre se Partia Demokratike do të punojë që t’u kthejë normalitetin, qetësinë dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *