Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e konsideron të paqendrueshëm dhe jo të vërtetë argumentin e mazhorancës së futja e partive të vogla në fletën e votimit, minon procesin zgjedhor.

Në një lidhje skype për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Boçi theksoi se fleta e votimit nuk rëndohet, as vështirësohet me ekzistencën e koalicioneve.

“Po përdoret një argument fals dhe jo i qendrueshem, futja e partive të vogla në listën gjithpërfshirëse ka qenë një metodik e perdorur edhe me pare. Fleta e votimit nuk rendohet, as vështirësohet me ekzistencën e koalicioneve apo me futjen e partive të vogla në listën gjithpërfshirëve.”

I pyetur përse kryeministri Edi Rama refuzoi propozimin e PD-së për hapjen 100 për qind të listave, Boçi tha se ditët në vijim parashikohet që kreu i qeverisë të ndryshojë qëndrim, për shkak të presionit të shtuar.

“Është përpjekje që është zbuluar dhe që synon pengimin e koalicioneve. I kapur nga paniku dhe sondazhet që e shpallin humbës, Rama po përpiqet të shkelë kushtetuten dhe bashkejetesën politike. Ndërkombëtarët kanë qenë shumë të qartë: çdo ndryshim duhet të kalojë në komitetin politik. Rama nuk është akoma në përcaktimin e qëndrimit të tij, ka hedhur opsionion e mos pranimit. Presioni është shtuar dhe ditët në vijim mund të ketë një ndyshim të qëndrimit të tij, për shkak të presionit shumë të madh. Nuk ishte një çështje qendrore në fokusin e tij politik. Nuk donte lista të hapura.”

Për demokratin, Rama do të dështojë në zgjedhjet e ardhshme.

“PD ka kërkuar dëshirën e sovranit. Rama kërkon ta përdor për të penguar koalicionet. Rama është humbës i madh i zgjedhjeve të radhës. Ne jemi për lista të hapura 100 për qind.  Nuk pretendoj që i jep fund, por e kufizon. Rama është një hajdut serial votash. Bashkëpunimin me krimin, ai e ka në esencën e tij politike. Rama nuk heq dorë nga angazhimi i krimit, administratës, policisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *