Filloi si një koncert Krishtlindjesh në shkallët e një kishe historike të qytetit të New York-ut, por shpejt u shndërrua në kaos.

 

Sapo kishte përfunduar koncerti dhe qindra njerëzve po largoheshin, një person i armatosur hapi zjarr në shkallët e para të Kishës.

 

Qytetarët të tmerruar vraponin drejtë rrugës për tu mbrojtur nga të shtënat.

 

50-vjeçari u ekzekutua nga policia pasi nuk iu bind urdhrit për të dorëzuar. Dëshmitarët i thanë autoriteteve se burri po bërtiste “më vrisni”, ndërsa qëllonte në ajër me arme.

 

Policia nuk e ka bërë publik emrin personit të armatosur, por ka konfirmuar se ai kishte një rekord të gjatë penal dhe erdhi në kishë i armatosur me dy pistoleta, thika, ndërsa në çantë kishte gjithashtu edhe një Bibël. Motivet për të cilat 50-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem mbeten të paqarta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *