Subscribe

Pas hapjes së tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë, tanimë hyn në fazën përfundimtare, atë të betonimit, vendosjen e sistemit të ajrimit dhe të energjisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte atje për të inspektuar punimet.

 

Tuneli i Skërficës është 1316 metra i gjatë dhe do të jetë me dy kalime. Përgjatë dhe paralelisht me të po ndërtohet edhe tuneli i emergjencës, 670 metra i gjatë.

 

 

Rruga Kardhiq-Delvinë, e cila lidh bregdetin me qytetet në brendësi si në rastin e Gjirokastrës shtrihet në 33 kilometra.

 

Sipas Belinda Ballukut, në tre nga tetë segmentet e saj, punimet janë përfunduar ndërsa në ato të mbetura punimet për ndërtimin e tyre janë kryer në masën 90 për qind. Premtimi është që Kardhiq-Delvinë të përfundojë para sezonit të ardhshëm turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *