Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur këtë të martë tenderin e parë ndërkombëtar për rindërtimin e 2.500 banesave të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

 

Tenderi ka një fond limit prej 42.4 milionë eurosh, apo rreth 6.2 miliardë lekësh me TVSH. Kohëzgjatja për zbatimin dhe ekzekutimin e kontratës do të jetë 24 muaj, ndërkohë marrëveshjet që do të lidhen sipas kërkesave të autoriteteve vendore mund të zgjasin edhe deri në 4 vite. Dorëzimi i ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 19 marsi 2020.

 

Banesat e ndërtuara do të jenë një katëshe të modelit 1+1, 1+2 dhe 1+3, në varësi të numrit të anëtarëve të familjes, në Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *