Nen masa ekstreme sigurie, po mbahet ne Taormina te Siçilise samiti i vendeve te G7. Te pranishëm janë liderët e 7 vendeve me te fuqishme te Botes, si dhe krerët e këshillit dhe Komisionit Europian. Ne axhenden e diskutimeve kanë qenë nje sere çështjesh te rëndësishme, me te cilave siguria, lufta kundër terrorizmit, marrëveshjet tregtare dhe klima.

 

Në ditën e parë të samitit liderët duket se kanë gjetur konsensus për pjesën më të madhe të çështjeve të diskutuara. Ata kanë firmosur Deklaratën e Taorminës për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Kryeministri italian Paolo Gentiloni theksoi se u dha një mesazh i fortë solidariteti ndaj Britanisë së Madhe pas sulmit në Mancester. Ata ranë gjithashtu dakord që të vazhdojë bashkëpunimi mes ekonomive më të mëdha të botës.

 

Përsa i përket çështjes së emigracionit, liderët mbështeten të drejtat e emigrantëve dhe refugjatëve, duke theksuar gjithashtu se shtetet kanë të drejtë të kontrollojnë kufijtë dhe të vendosin limitë në nivelet e emigracionit. Këto konsiderohen elemente kyçe për sigurinë dhe mirëqenien e tyre. Menaxhimi dhe kontrolli i fluksit të emigrantëve, duke ndarë refugjatët nga emigrantet ekonomikë, konsiderohet emergjencë. Për çështjet e klimës, ende nuk është arritur një marrëveshje. Një deklarate finale pritet të miratohet pas punimeve të ditës së shtunë.

 

Presidenti Trump gjatë qëndrimit në Taormina ka patur edhe nje takim me kryeministren britanike May, ku dy liderët kanë konfirmuar angazhimin për rritjen e tregtisë mes dy vendeve, përfshirë një marrëveshje tregtare post-Brexit. Samiti i G7 zhvillohet pas atij te NATO-s ne Bruksel dhe gjithashtu përmbyll turin e pare jashtë vendit te presidentit Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *