Subscribe

Historinë e Skënderbeut, tanimë mund ta shijoni edhe përmes tablove në muzeun Kombëtar. Frymëzuar nga Marin Barleti, piktori Vangjel Gjikondi, sjell 60 vepra të realizuara në harkun kohor të 10 viteve.

 

Ekspozita është çelur në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, por përpjekjet e artistit për t’i ekspozuar më herët këto vepra nuk kanë munguar. Madje, Gjikondi tregon se është refuzuar nga institucionet sa herë ka propozuar që të shfaqë për publikun këtë cikël veprash.

 

“Historia e Skënderbeut” në tablo plot ngjyra rrëfehet në Muzeun Historik Kombëtar deri më 25 shtator.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *