Në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës është hapur ekspozita ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë” nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Korçë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

 

Ky aktivitet vjen në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Aktivitete dhe bashkëpunime do të ketë edhe në të ardhmen nga fusha e trashëgimisë kulturore nga ana e dy vendeve, përmes së cilave institucionet dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve kanë mundësinë e këmbimit të përvojave dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

 

Bashkëpunimet në fushën e trashëgimisë do të ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore, realizimin e vizitave ndërinstitucionale dhe njohje me praktikën e punës së këtyre institucioneve, do të fuqizohen njohuritë dhe përvojat në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore të Trashëgimisë Kulturore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *