Subscribe

Ndonëse ministria e transportit njoftoi se nga kjo e hënë nisin fluturimet ajrore, situata ne aeroportin “Nënë Tereza” është ende e kufizuar.

Edhe këtë fillim jave fluturimet e konfirmuara  nga aeroporti janë ato drejt, Vjenës, Beogradit, Athinës, Stambollit, si dhe Milanos, Venecias dhe Firences, që përbëjnë  rreth 30% e fluturime të një dite normale.

Por sërisht në këto destinacione fluturojnë vetëm ata që kanë pasaportë apo leje qëndrimi. Cdo qytetar tjetër vetëm me pasaportë shqiptare ende nuk mund të udhëtojë. 

Por situata në tregun ajrorë është dinamike dhe ndryshon me orë. Kjo do të thotë se edhe ato fluturime të planifikuara mund të anullohen. Ndaj cdo qytetarë që ka rezervuar një biletë duket të kontaktojë një ditë përpara me kompaninë ajrore. E sigurt është se aeroporti ynë është i hapur për të gjithë, por jo të gjitha shtetet kanë këtë qasje. Situata do të jetë e paqartë deri në fund të muajit. Nëse i referohemi deklratës së komisonit europian, që sugjeroi heqjen e kufizimeve me vendet e ballkanit perëndimorë nga data 1 korrik, atëherë në fillim të muajit të ardhshëm do të kemi një panoramë më të qartë të fluturimeve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *