Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe afatit kohor për lirimin e pengjeve, nëse është edhe Izraeli.
Në një fjalim duke lavdëruar Hamasin dhe militantët e tij, Abu Obaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të grupit, tha të dielën se pengjet do të mbaheshin të sigurt derisa t’i dorëzoheshin Izraelit, por kjo “varej nga angazhimi i armikut” ndaj marrëveshjes së armëpushimit.
“Gjithçka varet nga angazhimi i armikut… Shkeljet nga ana e tyre do të rrezikojnë procesin,” tha Abu Obeida.
“Ne kemi vullnetin për të pasur sukses në të gjitha fazat e marrëveshjes, në detaje, në kohën për të ruajtur gjakun e popullit tonë dhe për të arritur qëllimet tona dhe u bëjmë thirrje ndërmjetësve që të bindin armikun që t’i përmbahet marrëveshjes”, shtoi ai./vizionplus.tv