A mendoni se do të ishte shqetësuese të paguani partnerin tuaj për seks oral?

Kjo është pyetja që një australian, që nuk preferon të identifikohet, ka shtruar publikisht. Ai tha për mediat e huaja se gruaja e tij nuk shqetësohet aq shumë saç duhet për seksin oral.

Ai pretendon se gruaja e tij rrallë pranon me dëshirë të bëjë seks oral dhe rrëfeu se ka ndodhur që të ketë qëndruar edhe një vit pa përjetuar një eksperiencë të tillë.

Por australiani tani e kërkon më shpesh atë dhe ka vendosur të paguajë partneren për këtë gjë.

“Meqenëse paratë tona janë të ndara për shkak të papërgjegjshmërisë së saj, unë parashtroj një ide: Sa herë që ajo më jep vetë seks oral, e paguaj 30 dollarë të saj, gjë që mund të ndodhë një herë në dy javë. Ka edhe disa eksperienca të tjera seksuale që mendoj se duhen bërë me pagesë. Për seksin anal për shembull, duhet t’i jap 200 dollarë asaj.”

Burri tha se kjo është një marrëveshje e mirë për të dy sepse gruaja e tij shpesh kërkon të fitojë më shumë para.

“Kur bëhet fjalë për seksin normal, unë nuk paguaj asgjë dhe mesatarisht e kryejmë një herë apo dy herë në javë pasi kemi edhe fëmijët. Pyetja ime është, a janë këto marrëveshje pagese diçka që ju e konsideroni shqetësuese? Ne kemi tetë vjet bashkë.”

Ekspertja e marrëdhënies në çift, Isiah McKimmie rrëfen se ka “shqetësime” për situatën aktuale të çiftit.

“Kjo tingëllon si një dinamikë jo e shëndetshme. Në rastin më të keq, unë jam e shqetësuar se në të vërtetë ka abuzime që ndodhin në marrëdhënien tuaj. Vetëm se gruaja juaj është pajtuar me këtë, nuk do të thotë se nuk është abuzive. Qasja juaj aktuale nuk bën asgjë për të ndihmuar në kultivimin e dëshirës seksuale të gruas tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *