Subscribe

Faqja e hakerave të Homeland Justice vijon publikimin e të të dhënave.Këtë herë pre e sulmeve ka rënë ish drejtori i policies se shtetit Gledis Nano.

 

Te dhenat jane komunikime të përditshme me vartësit, drejtues të institucioneve të tjera shtetërore, por edhe denoncime të shumta nga qytetarët për ndërtime pa leje.

 

Nje moment tjeter eshte edhe një foto e profilit të reperit që njihet me emrin Stresi në lidhje me një ngjarje në Elbasan, ku një i ri i ka ofenduar ambasadoren Yuri Kim.

 

Në verifikimet e kryera prej vetë drejtuesit te policise se shtetit qytetari shprehet se nuk e dinte kush ishte ambasadorja dhe se ishte frymezuar nga thirrja e reperit.

 

Hakerat kanë bërë publike gjithashtu edhe hyrje-daljet e Nanos nga të gjitha pikat kufitare, informacione të gjeneruara pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS.rezulton se Gledis Nano gjatë kohës që ka drejtuar Policinë e Shtetit ka bere dy vizita : fillimisht në Stamboll në Nëntor të 2021 e më pas në Dubai me 13 mars të ketij viti.

 

Në oublikim janë përfshirë edhe të dhënat personale të Nanos, pasaportat dhe patentat e tij ndër vite, sikundër edhe të dhëna nga sigurimet shoqërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *