Policia e komisariatit nr.1 ka zbardhur gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

 

Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Liqeni” ku u sekuestruan një mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

 

Në pranga përfundoi 33 vjecari banues në Vlorë me iniciale A. A., 32 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

 

Ndërkohe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

 

Këta dy persona dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

 

Pamjet filmike kanë evidentuar se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

 

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;

– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;

– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;

– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;

– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;

– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *