Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama se po detyron mjekët e infermierët të largohen nga vendi. Me anë të një postimi në “Facebook”, ai tha se gënjeshtrat e Ramës nuk i beson më askush dhe se në 25 prill ai do të shporret.

 

“Hajde rrena me shumicë! As skuqet e as zverdhet! Mashtron me zë e me figurë! Mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve për xhepin e vet. Por Edi Rama thotë që kjo nuk ndodh! Faktet e nxjerrin keqbërës dhe mashtrues! Askush nuk e beson më gënjeshtarin patologjik që kërkon të abuzojë prapë me jetët e shqiptarëve! #25Prill#ShporrimMashtruesin.”

 

Bardh Spahia publikoi një video, ku thuhet se Shqipëria është e fundit në rajon për shëndetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *