Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka renditi “arsye” pse sipas tij, çuan drejt largimit përfundimtar nga sistemi i drejtësisë të ish-kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

 

Në rrjetet sociale, Paloka tha se ai ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe se ka përgjuar të përfshirët në krime zgjedhore në Dibër. Për këto arsye, sipas Palokës, Edi Rama e largoi nga drejtësia.

 

‘Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfare i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij:

-Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër, e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama!

– Kërkoi arrestimin e Tahirit !

Kaq besoj mjafton për tu larguar nga drejtësia e Ramës!’

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vulosi këtë të mërkurë shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmatajt prej problemeve me pasurinë dhe për mangësi profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *