Tone të ashpra përdori deputetja e opozitës, Rudina Hajdari kur reagoi pas lajmeve se në një tryezë mund të ulen Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për të diskutuar për listat e hapura. Hajdari tha se opozita jashtë Parlamentit nuk e do hapjen e listave, por të bëjë pazar me Ramën.

“Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nëse kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.”

Qoftë opozita, ashtu edhe mazhoranca duket se janë vënë në lëvizje për të mundësuar një takim në Këshillin Politik, për të arritur një konsesus edhe me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *