Kandidatja për deputete e Nismës Thurje, Rudina Hajdari u takua në rrugë rastësisht me kandidatem demokrate, Flutura Açka.

 

Ndonëse kundërshtarë politikë, Hajdari tha se takimi ishte shumë miqësor, edhe për të përçuar një mesazh që kjo nuk është garë muskujsh, por idesh.

 

“Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka. U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë. Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara. Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund. Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët”, tha Rudina Hajdari në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *