Deputetja Rudina Hajdari shpërtheu në akuza ndaj klasës politike në Shqipëri. Nga foltorja e Parlamentit, Hajdari deklaroi se politikanët e vjetër nuk e duan integrimin e vendit në BE.

 

“Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimit sepse duan të grabisin çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur.”

 

Ajo kujtoi edhe sulmet që i janë bërë kur refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit. Rudina Hajdari tha se e bëri këtë për ta bërë Shqipërinë një vend me arsim cilësor, ku ligji është i barabartë për të gjithë dhe me paga dinjitoze.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *