Deputetja Rudina Hajdari ka akuzuar qeverinë si më të korruptuarën e më sakandalozen që ka parë ndonjëherë vendi.

 

Në fjalën e mbajtur në seancën e parë plenare të këtij sesioni, deputetja Hajdari deklaroi se qeveria nuk ka vullnet të hap dosjet “339” e “184” ndërsa shprehu bindjen se këto dosje shumë shpejt do të mbyllen.

 

“Nuk ka asnjë dyshim që kjo qeveri është një nga qeveritë më skandaloze që ka parë ndonjëherë vendi. Kjo dëshmohet qartë edhe në raportet ndërkombëtare. Nuk ka asnjë dyshim që ne këtu kemi një korrupsionet më të larta në vend, jemi me një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Nuk ka vullnet për të hapur dosjet “339” dhe “184”, ato shumë shpejt do të mbyllen dhe këta zyrtarë të lartë nuk kanë për të parë asnjë ndëshkim”

 

Hajdari në fjalën e saj shprehu kritika të ashpëra edhe sa I takon skemës së Partneritetit Publik Privat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *