Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja e opozitës Rudina Hajdari shprehet se qytetarët shqiptarë ende sot e kësaj dite vijojnë të përballen me vështira të tilla si: mungesa e dritave, ujit, infrastrukturës etj.

Ajo vuri në dukje mungesën e investimeve gjatë këtyre viteve, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos ndikohen.

“Njëri thotë do bëj aeroporte tjetri thotë tramavaj, ndërkohë shqiptarët sa dalin nga shtëpia mbajnë erën e kanalizimeve. Ky është realiteti. Ku kanë shkruar taksat, a mendoni se i keni shqiptarët në xhep. Ju e dini se shqiptarët po zgjohen dhe ju nuk i keni në xhep. Ato po ndërgjegjësohen dhe po kuptojnë se taksat e tyre po vidhen. Shko nëpër fshatrat e Elbasanit dhe 1 km rrugë e bën për dy orë. Si në Romën e Lashtë, jetonin më mirë njerëzit dje se sot.  Shqiptarët e dinë që ju vidhini, dhe ju nuk keni bërë asgjë për to. Mos e shisni votën tuaj”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *