Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaroi në seancën e sotme parlamentare se në Shqipëri është më e lehtë të shesësh bulmet sesa lëndë narkotike.

Ajo tha se shumë tregtarë gjobiten padrejtësisht nga policia, ndërsa kriminelët enden të lirë dhe nuk vendosen asnjëherë para drejtësisë.

“Para disa ditësh isha në Elbasan, dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur. E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen po gjobit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *