Kandidatja për deputete e Nismës Thurje në Elbasan, Rudina Hajdari është e bindur në fitoren e kësaj force politike më 25 prill.

 

Gjatë takimeve që pati në qarkun ku garon, Hajdari deklaroi se Nisma Thurje ka aleancë me njerëzit e thjeshtë dhe shtoi se kjo është pika e saj e fortë.

 

“Kudo ku shkoj, takoj shqiptarë të mirë të cilët me djersë e mund kanë ngritur shtëpi e ndërtuar biznese, kanë punuar tokat e kanë shtuar bagëtitë, kanë edukuar fëmijët e janë kujdesur për më të moshuarit e kanë paguar rregullisht taksat, ujin e dritat. Çfarë iu është dashur nga shteti ka qenë sigurimi i ujit, rrugës, arsimit, shëndetësisë e qetësisë. Sot në shumicën e qarkut të Elbasanit ujë nuk ka. Rrugët kanë mbetur ato të kohës së qoftëlargut, shkollat ose janë mbyllur ose janë rrënuar e qendrat shëndetësore nuk janë funksionale. 30 vite të njëjtit njerëz, shkojnë pa turp me të njëjtat premtime e ikin më pas me xhepat e fryra nga taksat e djersa e shqiptarit të thjeshtë. Jam e bindur se ne do e fitojmë betejën me klasën e vjetër politike, sepse aleanca që po krijojmë me njerëzit e thjeshtë rritet dita ditës dhe është e pastër dhe e sinqertë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *