Subscribe

Ne nje letër te paprecedent drejtuar këtë here, jo palëve politike, por posaçërisht qytetareve shqiptare, komisioneri europian per zgjerimin, Johanes Hahn, shpreh shqetësimin e thelle per situatën politike ne Shqipëri dhe per bojkotin e paralajmëruar te zgjedhjeve te 18 qershorit nga ana e opozites. Por sipas tij, edhe pse me keqardhje, zgjedhjet do te zhvillohen sipas planit dhe do te vlerësohen sipas standardeve europiane e ndërkombëtare, edhe pa praninë e opozitës.

 

“Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Ishte zgjedhja e paramenduar e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa. Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.”

 

Me tej ne letrën e tij, Hahn dënon çdo thirrje per veprime qe pengojnë qytetaret per te ushtruar te drejtën e tyre kushtetuese per te votuar, siç ndodhi ne Kavaje, qe sipas tij nuk eshte fitore per askënd, por humbje per demokracinë dhe qytetaret.

 

“Dënoj fuqishëm çdo njoftim që bën thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Përkundrazi, është një vlerë themelore europiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo – të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, nga të gjitha anët. Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mundën të zhvilloheshin nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë.”

 

Hahn e mbyll letrën e tij duke shprehur besimin se qytetaret shqiptare do te kërkojnë qe liderët e tyre politike te tregojnë përmbajtje e pjekuri, ndërsa thekson se ata do te jene përgjegjës nese përpiqen te shmangin aspiratat e popullit per nje te ardhme evropiane.

 

Letra e plotë e eurokomisionerit per zgjerim, Johanes Hahn:

 

Të dashur qytetare te Shqiperise,

 

Po ju drejtohem me shqetësim të madh sot.

 

Javët e kaluara, ka patur disa tentativa për të promovuar dialogun mes partive politike në Shqipëri, nga përfaqësuesit e BE-së, përfshi dhe unë e partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

 

Ne kemi dëgjuar me shumë kujdes dhe shqetësim pritshmëritë e të gjitha palëve, ndërsa jemi përpjekur për të gjetur një zgjidhje lidhur me krizën e vazhdueshme.

 

Janë propozuar disa opsione, me shpresën se partitë politike dhe liderët e tyre dhe është detyra dhe përgjegjësia e tyre për të gjetur një zgjidhje.

 

Fatkeqësisht, ky nuk ishte një rast suksesi. Prandaj sot, ne jemi në situatën ku është vënë në pikëpyetje procesi elektoral dhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 Qershorit. Zgjedhjet do të mbahen pa pjesëmarrjen e partive kryesore opozitare.

 

Ishte një zgjedhje e tyre të mos garonin në këtë proces zgjedhor. Ynë e respektojë këtë por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje për këtë vendim. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje, oferta politike dhe standarde. Megjithatë procesi demokratike duhet të vijojë, edhe nëse disa prej partive qëndrojnë pas.

 

Demokracia dhe standardet demokratike nuk duhet mbahen peng nga bojkoti i institucioneve dhe zgjedhjeve demokratike. Zgjedhjet do të mbahen në përputhje me standarded ndërkombëtare,

 

Institucioni më kompetent evropian për monitorimin e tyre OSBE, ka nisur monitoruesit e tij në SHqipëri. Ne jo vetëm që mbështesim fortë OSBE –në por presim që të gjitha institucionet në Shqipëri të sigurojnë bashkëpunim dhe transparencë gjatë gjithë procesit dhe ditën e zgjedhjeve. Është në interes të Shqipërisë dhe të autoriteteve të saj që OSBE dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtar të mund të operojnë normalisht dhe të bëjnë një punë thelbësore për gjithë procesin zgjedhor.

 

Për këtë arsye më lejoni të jem i qartë në një gjë: Unë dënoj çdo thirrje për “akte” që do të cenojnë të drejtën e vendit për votë dhe liritë e tjera themelore. Këto akte nuk mund të justifikohen dhe nuk përputhen me standardet e Bashkimit Europian.

 

Është një vlerë themelore e unionit që idetë politike dhe propozimet, cilado qofshin ato, të diskutohen brenda institucioneve demokratike, sidomos në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është përsëritur në të gjitha takimet me liderët politikë të vendit tuaj.

 

Më lejoni të them edhe diçka. Fakti që në Kavajë nuk është mbajtur procesi zgjedhor nuk përbën fitore për askënd, por është një humbje për demokracinë.

 

Të nderuar qytetarë,

 

Kam besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë do të kërkojnë nga liderët e tyre politike maturi dhe përgjegjësi, sikurse i takon cdo lideri të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së.

 

Të jemi të qartë: Përgjegjësit e vetëm në dështimin e aspiratave të ligjshme të Shqipërisë do të jenë liderët që e pengojnë një gjë të tillë.

 

BE-ja do të ndjekë dhe monitorojë nga afër gjithë procesin zgjedhor. Dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ne do t’iu ndihmojmë ju në procesin e integrimit për në BE.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *