Gjeologu Sazan Guri në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus ka folur për tërmetin ku ka deklaruar se është koha që qytetarët të qetësohen pasi nuk ka më mundësi për një tërmet  të tretë të fortë.

 

Guri është shprehur se në historinë 2000 vjeçare të tërmeteve në Shqipëri nuk ka ndodhur që të ketë një tërmet të tretë më të fortë se ai që kemi kaluar, kjo duket edhe nga ulja e intensiteti të lëkundjeve pas 26 nëntorit.

 

“Jo në rolin e një parashikuesi apo optimisti të tepruar por mendoj se duke llogaritur historinë  e tërmeteve nuk ka ndodhur që të kemi një tërmet të fuqishëm. Një të tretë të fortë në historinë e tërmeteve në Shqipëri nuk ka patur. Tërmetet me të vërtetë nuk parashikohen se thuhet se Zoti e ka ruajtur për vete, mund të arrihet një parashikim me dy- tre orë por akoma s’është bërë asgjë. Tërmeti është një lëvizje që ne gjeologët e themi lëvizja e madhe e pllakave. Nuk ka mënyrë për të bërë panik, njerëzit duhet të qetësohen, toka po qetesohet, numri i lëkundjeve po reduktohet është ligj natyre. Duhet të kemi parasysh se ne jemi zonë aktive, tërmeti që ndodhi nuk është i pari pasi tërmeti 6.6 ballë në Durrës njëherë në 1200 vjet ka pasur dhe ne duhet të marrim masa, që ndërtimi të jetë në gjendje që të përballojë lëkundjet. Duhet të ekzistojë një strategji ndërtimi anti -tërmet për të shmangur fatkeqësitë me përmasa të mëdha.”

 

Ndër të tjera gjeologu Guri ka bërë me dije se në vendin tonë janë disa zona që janë më të prirura që janë të rriskuara nga tërmetet 9 ballë, ndaj në këto zona edhe ndërtuesit duhet të jenë të kujdesshëm.

 

Sipas profesorit zonat më të rriskuara në vendin tonë janë Durrësi, Dibra, Saranda, Tepelena, Elbasani, Korça dhe Shkodra.

 

“Harta e Shqipërisë sipas sizmiologëve të mëdhenj profesionist në vendin tonë zona sizmike me risk të lartë sizmik deri në 9 ballë janë Durrësi, Tepelena, Elbasani, Dibra, Korça, Saranda dhe Shkodra. Këto zona të përcaktuara të tilla duhet  të ndërtuar me strategji me mbi 9.1 ballë. Tërmeti i 26 nëntorit me 6.4 ballë i shkallës rihtes që i bie 8.3 ballë paska qenë i veçantë  pasi ka qenë 51 sekonda ku në 8 sekondat e fundit ndërtesat në Durrës kanë hyrë në rezonancë e cila është dhe shkaku kryesor që e rrëzon shtëpinë ndaj ndërtuesit duhet të ndërtojnë duke pasur parasysh rezonancën.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *