Në një kohë që Basha ishte duke mbajtur fjalimin e tij para kryeministrisë, militantet e opozitës kanë nisur të godasin drejt këtij institucioni.

Një grup protestuesish kanë qëlluar fillimisht me gurë dhe kanë hedhur shashka drejt kryeministrisë.

Më pas kanë hedhur flakadanë ndërsa një grup tjeter është përplasur me policinë duke shqyer gardhin metalik para kësaj godine.

Sekretari organizativ Sahit Dollapi ka qëndruar në krye te protestuesve dhe herë pas herë tentoi të shtyjë pas protestuesit e irrituar.

Ndërkohe gjatë këtyre incidenteve, Basha iu bëri thirrje militanteve që të mos prekin policinë dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

 

Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *