Subscribe

Tirana mirëpret këtë të premte pasditë edicionin   dytë të aktivitit “Grushti i hekurt”, i cili bën bashkë dhjetwra sportistë elitare nga e gjithë bota.

Eventi që do të mbahet në sallwn “Feti Borova” të parkut olimpik, do të shohw të impenjuar disa prej sportisteve më të mirë shqiptarë të boksit profesionist.

Bie në sy rikthimi në ring i Alban Beqirit, një prej boksiereve tanë më të mirë, që do të jetë përballë turkut Oner Sahinerol.

Me interes të madh janë ndeshjet që do të ketë Denis Nurja përballë rivalit nga Namibia, Sharls Shinima, përballje e vlefshme për vendin e 20 në botë, e mbi të gjitha ajo që vë përballë shqiptarit tjeter Alban Bermeta me turkun Fatih Keles, duel i vlefshëm për vendin e 15 në botë.

Bermeta ka zhvilluar deri më tani 15 duele si profesionist në peshën e lehte duke siguruar 14 fitore dhe një barazim.

Aktualisht tiranasi Bermeta është i 44 në botë, ndërsa turku keles ka më shumë experience ndonëse është vetëm një pozicion më lartë në rënditjen botërore.

Peshimi i boksiereve të enjten në mbrëmje shkoi shumë mirë dhe duke nisur nga ora 17:00 e kësaj te premteje, publiku në sallën feti borova do të ketë mundësi të ndjekë në total 16 takime, megjithëse interesi më i  madh do të jetë tek duelet e sportisteve tane të talentuar Alban Beqiri, Denis Nurja dhe Alban Bermeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *