Subscribe

Këto tre muaj kanë qenë intensivë për grosistët për të krijuar rezerva gruri dhe mielli për konsumatorët vendas. Por drithi është marrë kryesisht nga importi, edhe pse fermerët shqiptarë kanë ende prodhimin vendas pa shitur.

 

Bujqit e mbajnë të magazinuar grurin sepse çmimi i tregut, 45 lekë per kilograme, sipas tyre nuk nxjerr fitim.I tillë është edhe rasti i Skënder Hamzajt në Maliq, i cili po pret që të rritet çmimi, për të shitur prodhimin.

 

SKENDER HAMZAJ

 

FERMER

 

“Me shpresë se mund të ketë rritje. Kosot janë shumë të larta dhe kjo është arsyeja e pritjes se nuk i përballojmë dot kostot, fitimet janë të papërfillshme. Nëse çmimi i grurit nuk shitet 500 lekë, me këto plehra kimikë është e vështirë ta mbulosh koston. 35-40% e fermerëve e kanë pa shitur, ata që e kanë shitur, e kanë shitur se nuk kishin ku ta mbanin.”

 

ARBEN DULELLARI

 

DREJTOR I BUJQESISE, BASHKIA MALIQ

 

“Aktualisht shitet 43-45 lekë/kg. është një prodhim që ruhet në magazine dhe nuk dëmtohet dhe e mbajnë për të fituar. Kostoja është rritur me rritjen e çmimit të plehrave kimikë.”

 

Por pse tregtarët e mëdhenj në vend krijojnë rezerva me grurë importi, duke lënë stok prodhimin vendas?

 

THEODHOR KRISTULI

 

UNIONI TREGTAR AGROUSHQIMOR

 

“Ju ka dalë shtrenjtë, me çmime tepër të larta. Një pjesë e mirë e fshatarëve kanë hedhur më pak inpute bujqësore dhe kanë marrë më pak prodhim. Nëse do të kemi një rritje të çmimit, do të shitej gruri vendas. Marrim kryesisht nga Serbia, kemi marrë goxha nga serbët sepse kishin çmim shumë të mirë, 300 dollarë toni. Është marrë shumë edhe nga Ukraina, edhe nga Rusia, një pjesë e mirë vjen edhe nga Turqia. Hapja e eksporteve nga Ukraina zbriti çmimet.”

 

Tetë grosistët më të mëdhenj në vend kanë mbi 150 mijë tonë grurë gjendje, i cili mbulon nevojën deri në 3 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *