Këto janë pamjet e ndërhyrjes së njësive të RENEA-s në Nikël të Krujës.

 

Është momenti kur efektivët e forcave speciale i bëjnë thirrje një pronarëve të banesave që të hapin derën se janë të rrethuar.

 

Këto janë edhe armët e zbuluara nga kontrollet e policisë në disa banesa.

 

Në total policia sekuestroi 2 pistoleta, katër armë gjahu, një mjet të blinduar, municione dhe një shumë që shkon në rreth 60 mijë euro.

 

Pavarësisht se u tha se policia kishte shoqëruar dhe ndaluar Flamur Hakën e Durim Bamin, që mund të cilësohen edhe si drejtues të bandës, ata në mbrëmje vonë u lanë të lirë.

 

Ndërkaq, policia arrestoi 5 persona, nga 11 të shoqëruar. Të prangosurit janë Lutfi Haka, xhaxhai i Flamur Hakës, Marklen Haka,27 vjeç, djali i Lutfi Hakës, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, dhe Valter Bam 32 vjeç. Ky i fundit është edhe vëllai i Durim Bamit.

 

Grupi i personave nga Nikla të shoqëruar dhe arrestuar nga RENEA të mërkurën në mëngjes dyshohet se ishin përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat hetimet ende po vijojnë dhe nuk kanë konkluduar. Burime nga Policia e Shtetit thanë për “Vizion Plus” se për personat e arrestuar, policia ka pasur një hetim të gjerë për aktivitetin kriminal, që nis që nga shantazhet gjobëvëniet, kërcënimet, apo edhe përfshirja në vrasje apo aktivitete të tjera të krimit të organizuar. Pavarësisht kësaj hetimet nuk kanë mundur të kthejnë në prova plotësisht dyshimet e policisë pavarësisht se informacioneve të saj mbi aktivitetin e këtij grupi.

 

Kjo pasi depërtimi i autoriteteve në banesat e të dyshuarve në zonën e Niklës, ka qenë i vështirë. SIç shihet nga pamjet, një prej banesave të të dyshuarve është e mbikëqyrur me kamera sigurie të cilësisë së lartë. Po kështu edhe banesat e tjera janë të mbikëqyrura mirë e po ashtu edhe lidhjet farefisnore të tyre, apo lidhjet me nivele të ndryshme të policisë lokale e bënte të vështirë ndërhyrjen dhe infiltrimin e policisë në grup.

 

Për këtë shkak prokuroria dhe policia e panë të arsyeshme që të ndërhyhej për të parandaluar realizimin e ndonjë aktiviteti të rëndë kriminal të grupit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *