Subscribe

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë shoqëruar 37 protestues që kundërshtuan zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Po ashtu, iu bëri thirrje qytetarëve dhe drejtuesve politikë se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të aktit normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij. Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit. Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë. Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19. Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës. Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit”, deklaroi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *