Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkon ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin me burg në vendin e tij.

 

Përmes një deklarate, DASH thekson se “Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre dhe se për këtë, duhet të përballet me drejtësisë”.

 

“Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vite burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale. Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikolla Gruevski duhet të dalë para drejtësisë”

 

Apeli i DASH vjen në kohën kur autoritetet maqedonase po bëjnë gati dokumentacionin për ekstradimin e ish-kryeministrit.

 

Çështja Gruevski ka trazuar edhe politikën në Budapest. Për herë të parë ka reaguar kryeministri Viktor Orban. Ai tha për mediat se për ekstradimin duhen pyetur avokatët e Gruevskit. Ndërsa opozita i bëri thirrje qeverisë të arrestojë dhe ekstradojë sa më shpejt ish-kryeministrin maqedonas.

 

Më herët gjatë ditës, shefi i diplomacisë në Shkup telefonoi homologun hungarez, duke i bërë të qartë se procesi ndaj Gruevskit nuk është politik. Por qeveria hungareze është e vendosur të plotësojë afatin 60 ditor për shqyrtimin e kërkesës për azil.

 

Nikolla Gruevski, i dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre, i shpëtoi arrestimit në Shkup. Mediat serbe shkruajnë se ai u arratis i maskuar si grua, për shkak se nuk kishte pasaportë dhe përdori identitet të rremë. Sipas tyre, Gruevski  kaloi kufirin me Shqipërinë e më pas udhëtoi drejt Hungarisë përmes Rinasit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *