Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski prej dy ditësh vijon të jetë I zhdukur, duke mos dhënë mundësinë autoriteteve që ti dorëzojnë vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjet burg.

 

Ky është një vendim që duhet të pranohet personalisht nga vet ëish-kryeministri Gruevski, dhe menjëherë të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro.

 

Sipas ligjeve ekzistuese, nëse edhe të hënë nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi, atëherë do të shpallet fletarrest për dërgimin e tij në burg.

 

Ndërkohë sipas disa raportimeve të ndryshme nga mediat maqedonëse dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë por akoma nuk është vertetuar asgjë nga ky informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *