Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt e cila humbi jetën një muaj më parë gjatë lindjes në spitalin e Fierit, ka shfrytëzuar viziten e kryeprokurorit Olsian Cela në këtë qytet, për ti kërkuar ndihme për hetimet që po zvarriten nga organi i akuzës në Fier ndaj mjekeve.

Ai thotë se hetuesit e kanë neglizhuar cështjen e vdekjes së gruas së tij.

 

Kërkoj ndihmën tuaj. Jam bashkëshorti i Elisabeta Lamajt që ka ndërruar jetë në spital në datën 10 prill. Mjekët janë në punë, askush nuk më ka pyetur nga prokuroria, të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje. Deri sot kam bërë kërkesë të hënën e parë për të bërë takim me prokurorin askush nuk më ka thirrur.

 

Kryeprokurori Olsian Çela teksa hynte në Prokurorinë e Fierit i ka kërkuar bashkëshortit të viktimës që të paraqese pretendimet që ka.

 

Elisabeta Lamaj vdiq gjatë kohës që ishte në sallën e lindjes në spitaline Fierit në datën 10 prill.

 

Familjaret e viktimës kanë protestuar disa herë para Prokurorisë së Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *