Ministria e Shëndetësisë ka korrigjuar moshën e pacientes nga Vlora që ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në Spitalin Infektiv.

 

Në njoftimin e MSH-së qartësohet se viktima L.M nuk i përkiste moshës 52-vjeçare, sikur u raportua fillimisht, por ishte 72-vjeçe. Ajo ndodhej në gjendje të rëndë dy ditët e fundit, ndërsa vuante edhe nga hipertensioni.

 

“Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital”, njoftoi sot ministria.

 

Në total, në vendin tonë janë konfirmuar 186 të prekur me COVID-19 dhe 10 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *