Bie propaganda e Edi Ramës me viktimat e tërmetit. Familja simbol e showit të zi të kryeministrit në ikje zbulon të vërteten e dhimbshme

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se po bën propagandë me viktimat e tërmetit.

Grida Duma publikoi dëshminë e Manjola Cakonit që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.

 

Djali i saj, shton selia blu,  u përdor për propagandë nga Edi Rama pasi u dërgua në Rome për të takuar nga afër me Cristiano Ronaldon.

 

Sipas dëshmisë së Manjola Cakonit që ka publikuar PD, Kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar për faktin se ajo në një interviste televizive kishte shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi është trajtuar familja e saj që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe deri tani.

 

Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shoën televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi.

U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë.

Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.

E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje.

 

Më poshtë edhe Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:

 

“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *