Subscribe

Ish-deputetja e PD, Grida Duma akuzoi mazhorancën se ka paguar 2 milionë euro për inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Duma tha se kjo shumë duhet të kishte shkuar për njerëzit që sot po vuajnë nga pandemia.

 

“Pas muajsh pandemie dhe pas vitesh krize ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se cdo moment ti jepen para nga taksat e tyre, që mos falimentojnë plotësisht. Çfarë bën Edi Rama?! Jep 2 milion euro për inceneratorët. Ky është prioriteti, inceneratorët?!! Ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën. Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim. Ky është prioriteti? Kur pensionistët që s’blejnë dot as ilaçet, tani shpenzojnë edhe më shumë për të dalë në rrugë të mbrojtur nga pandemia. Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për 1(një) milionë shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria. Prioritet është të japësh bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla dhe këtë mund të bënte me 2 milion euro.”

 

Grida Duma theksoi se në 25 prill do të marrë fund pandëshkueshmëria dhe sipas saj, i pari do të jetë Edi Rama që do të ndëshkohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *