Grida Duma, ish-deputetja e PD deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa Partinë Demokratike.
E ftuar në emisionin “Kapital”, në Vizion Plus, ish-deputetja Duma theksoi gjithashtu objektivi I opozitës nuk është ardhja e të djathtës në pushtet por largimi i Edi Ramës.
“Zgjedhjet as që bëhet fjale të mbahen pa PD. Nuk mund të jetë askush kaq i papërgjegjshem që të cojë një vend anëtar të NATO në zgjedhje pa opozitë. Objektiv nuk është rrëzimi i kësaj qeverie dhe ardhja e një qeverie të djathtë. Mund të jetë një qeveri tjetër e majtë, por jo me Edi Ramën.”