Ish-deputetja demokrate, Grida Duma zhvilloi këtë të premte një takim me një nga bizneset eksportuese në vend, ku theksoi se biznesi sot nuk është i qetë, pasi tatimet janë kthyer në makth.

Ajo bëri thirrje që më 25 prill të votojnë për PD-në, në mënyrë që të fitojë ekonomia dhe Shqipëria.

Duma përsëriti edhe një nga premtimet e PD-së që është ulja e taksave në mbështetje të biznesit.

 

Grida Duma: Jeni një nga bizneset shumë të pakta eksportuese. Si ia keni dalë që të eksportoni në një treg që vetëm importon?

Biznesi: Si gjithë bizneset kemi edhe ne ato problemet tona sepse nuk varet nga ne. Është tregu që ta imponon. Xhiron kanë rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka.

Grida Duma: Pavarësisht se eksportoni përsëri nuk keni lehtësinë e fiskut nën 15%?

Biznesi: Fare.

Grida Duma: Ne themi 9%. Sa ju influencon kjo në koston dhe në çlirimin tuaj?

Biznesi: Po si çdo ulje taksash është e mirë sepse është në favorin tonë, padiskutim! Mirë taksat që duhet ulur por duhet të kemi edhe disa ndihma dhe lehtësira të tjera.

Grida Duma: Amnistia 1 vit e të gjitha gjobave. E çliron biznesin si atmosferë?

Biznesi: Shumë. Sidomos edhe biznesin e ri. Tani po flisja, sidomos edhe për këtë regjistrin e pronarëve, që po bëhet tani. Nuk kemi asnjë informacion nga tatimet, nuk jemi të qartë ne kontabilistët në radhë të parë, si do të operohet, si do t’ia shpjegojmë biznesit? Këto certifikatat elektornike që janë për administratorët, si do funksionojnë? Kjo është e gjitha.

Grida Duma: Ne themi që Sohhqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informeni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *