Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se ka përkeqësuar gjithnjë e më shumë vit pas vit gjëndjen ekonomike të vendit. Qëndrimi I selisë blu u bë I ditur në njhë konference për shtyp nga sekretarja për marrëdheniet me publikun Grida Duma. Sipas saj, tre problemet më të mëdha të shqiptarëve janë ekonomia, papunësia dhe korrupsioni.
“Eurobarometri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, po konfirmon vit pas viti përkeqësinim e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë.Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe.Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018, janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe.Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre.Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq.Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësohen, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra mijëra.”
Duma shtoi se për shqiptarët me këtë qeverisje nuk ka shpresë; nuk ka shpresë nëse vijon rilindja e dështimeve. Prandaj sipas saj, është jetike të ndalohet qeverisja kundër njerëzve, kundër mirëqenies.
“Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH. Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220. Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër shqiptarëve, kundër mirëqenies që shtyn të ardhmen me qindra vite.”