Subscribe

Në ditën e nëntëmbëdhjetë të grevës, gjendja shëndetësore e grave greviste është rënduar. Ato kanë shfaqur probleme me tensionin ndërsa kanë lëshuar dhe një thirrje drejtuar kryeministrit Rama.

“Kam një apel të fortë për këtë qeveri që rri e bën sehir: po kërkojmë diçka legjitime e jo lëmosh. Duhet patjetër që të zgjidh këtë punë. Kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes për këto veprimet që bën. Kishim shumë shpresë tek ambasadoret gra, se do e thoshin një fjalë.   Një thirrje të fortë e kam për kryeministrin si prind: si nuk ka forcë që të vijë tek këto nëna që kanë 19 ditë me lot në sy. Zoti kryeministër je i madhi vendit jepi zgjidhje grave naftëtare.”

Gratë greviste të Uzinës së Ballshit thonë se do ta vazhdojnë protestën dhe nuk do të tërhiqen pa u zgjidhur njëra nga kërkesat e tyre.

“Shumë të stresuara. Të lodhura, shumë të sëmura jemi. Kemi tension të lartë. E kemi thënë dhe e themi: i shërbejmë njëra-tjetrës. Me shpresë nga zoti dhe i lutemi kryeministrit që të kthejë njëherë sytë nga këto gra, këto nëna këto motra. E gjithë kjo dhimbje po na kthehet në forcë. Po luftojmë me mish e shpirt për të marrë atë që na takon.”

Dy kërkesat kryesore e naftëtarëve janë pagat e prapambetura dhe rifillimi i punës në rafineri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *