Subscribe

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk u prit nga grevistet e Zharrezes ashtu si ne çadrën e ngritur përpara kryeministrisë.  Vizion Plus sjell videon e momentit kur protestuesit i kanë kërkuar kryedemokratit të largohet:

 

 

Por lideri i PD-se, Basha u ka kërkuar falje banorëve të dëmtuarve që qeveria “Berisha” nuk mbrojti dot shtëpitë dhe jetët tyre.

 

Basha ka thënë se kontrata nuk është nënshkruar në kohën e qeverisë së djathtë, por në kohën e Nanos.

 

Grevistet kane udhëtuar tre dite rresht, pasi u nisen nga Zharreza për të mbërritur në Tiranë.

 

Te shoqëruar nga automjetet e policisë, grevistet kane kaluar përmes rrugës se Plazhit dhe me pas drejt autostradës Durrës-Tirane.

 

Ata kane theksuar se greva e tyre nuk ka asnjë ndikim politik dhe nuk ka asnjë lidhje me politiken.

 

Grevistet kane përshkuar deri ne Durrës afro 90 km dhe mbrëmjen e se premtes ndaluan pranë Vorës. Me pas ata përshkruan edhe 20 km te tjera, derisa te mbërrijnë ne destinacionin final.

 

Gjate rrues ka pasur edhe probleme shëndetësore.

 

Banoret e Zharrzes kanë kërcënuar se do të futen sërish në greve urie dhe këtë herë përpara ministrisë së energjisë, qe sipas tyre deri me sot vetëm i ka mashtruar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *