Eduard Shalsi e cilëson tërësisht politike bllokimin e punës në aeroportin “Nënë Tereza” nga kontrollorët e kompanisë së Aviacionit Civil.

Në një lidhje direkte me “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Shalsi tha se pezullimi i punës nga kontrollorët është i jashtëligjshëm. Sipas tij, kjo grevë është organizuar nga opozita.

“Arsyeja është e qartë politike. Është një akt i jashtëligjshëm dhe i turpshëm. Gjatë pandemisë, ulja e trafikut u shoqërua me uljen e të ardhurave dhe u bë e domosdoshme për të gjithë agjencitë nevoja për reduktimin e shpenzimeve. Janë ulur edhe shpenzimet për pagat. Sot, kontrollorët përpunojnë vetëm 43 për qind të trafikut ajror krahasuar me vitin 2019. Paga normale para pandemisë ishte 4400 dollarë. Sot, paguhen me 2500 dollarë. Pavarësisht vështirësive, është një shumë e konsiderueshme. Nuk mund të jetë në këtë momente një burim stresi e ankthi. Është fyerje. Është një peshqesh që i është bërë kësaj mazhorance, por është një dhuratë politike që nuk do ta donim për shkak të kostove që iu ka shkaktuar shqiptarëve. Pa përmendur këtu cenimin e reputacionit të Shqipërisë. Ka disa limite reagimi. Kemi një vatër të stisur nga opozita, e cila ka pasur gjithmonë një mënyrë sjelljeje: shkatërrimin e pengesën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *