Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për grevën disa ditore në të naftëtarëve në Ballsh.

Kreu i qeverisë deklaroi se qeveria ka bërë përpjekje për të ndërmjetësuar, por pa rezultat. Ai u shpreh se rafineria e Ballshit është privatizuar në mënyrë kriminale dhe se i vjen keq për situatën e krijuar me punonjësit.

“Bëhet fjalë për një kompani private, të privatizuar në mënyrë kriminale. Jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj-lloj akrobacish, dhe do bëja një libër më vete për ata, që ajo ndërmarrje të vijojë normalisht. Jo më larg se pak javë më parë takova Presidentin e Azerbajxhanit. Edhe dje, sot akoma, pasdite do marr informacion se çfarë të reje ka në këtë drejtim. Me kompaninë që pasi fitoi garën për të marrë atë krudin do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Çfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur. Por për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze.”

Për Ramë, rafineria ka nevojë për një investim të madh, në mënyrë për të rimëkëmbet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *