Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar një ngjarje të paprecedentë situatën e krijuar në Rinas, pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil.

E ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Gjonaj tha se ata që kanë marrë peng hapësirën ajrore shqiptare do të ndiqen penalisht.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Nuk mundet që një grup njerëzish të marrin peng dhe të cenojnë territorin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Do të merren të gjitha masat. Personat që e kanë bërë këtë bllokimi do të duhet të dalin para drejtësisë.”

Kontrollorët janë revoltuar për uljen e pagës për shkak të pandemisë dhe janë futur në grevë urie. Për këtë arsye, të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *