Ne nje kohe kur Greqia gradualisht po i kthehet normalitetit, komuniteti shkencor ne vendin fqinj ka vendosur vaksinimin e popullates kundër turbekulozit nga data 1 qershor. Kjo me qellim per te ulur mundesine e prekjes nga koronavirusi.

Për këtë arsye, studiuesit në spitalin Attikon ne kryeqytet kanë propozuar  një vaksinë ekzistuese për të mbrojtur popullsinë, pasi një vaksinë e re kundër këtij virusi nuk është ende në dispozicion. 

Ekspertët grekë, të udhëhequr nga Profesori i Patologjisë dhe Infeksioneve Evangelos Giamarellos, kanë marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe fillojnë më 1 qershor programin e vaksinimit kunder tuberkulozit.

Raportet shkencore tregojnë se kjo vaksine shoqërohet me një rrezik më të ulët të infeksionit me koronavirusin e ri SARS-CoV-2. 

Rezultatet e studimit u vlerësuan nga një ekip shkencëtarësh dhe iu dorëzuan disa ditë më parë Agjencisë Kombëtare të Barnave. Sipas tyre, personat e vaksinuar kunder kishin një rrezik prej 80% më të ulët të zhvillimit të një infeksioni respirator.

Këto rezultate forcojnë shpresën se vaksinimi kundër tuberkulozit mund të shërbejë si një “mburojë” për grupet me rrezik të lartë kundër koronavirusit të ri.

“Kur një vaksinë e veçantë nuk është e disponueshme, atëherë zhvillimi i imunitetit kolektiv mund të bëhet me vaksina që sigurojnë një mburojë të përgjithshme të mbrojtjes, siç është vaksina kundër tuberkulozit”, tha professor Giamarellos per mediat vendase.

Programit do ti neneshtrohen njerëzit mbi moshën 50 vjeç që vuajne nga sëmundje të zemrës, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose janë me rrezik të lartë.Vaksinimi do të bëhet në katër spitale në Athinë si dhe në spitalet në qytetet Selanik, Patra, Janinë, Alexandroupoli, Imathia, Ptolemaida, Nafplio dhe Korinth.

Tashmë në tre vende Australi, Gjermani dhe Holandë kane filluar programet e vaksinimit kundër koronavirusit me kete vaksine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *