Prej disa ditësh Greqia po përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. Situata paraqitet më e rënduar në rrethinat e Athinës, në zonën verilindore si dhe në Peloponez.

 

Forcat zjarrfikëse po luftojnë që të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, duke shfrytëzuar faktin se intensiteti i erës është dobësuar, por autoritetet kane paralajmëruar nje përkeqësim te situatës gjate orëve dhe ditëve ne vijim.

 

Edhe pse nuk është bërë ende një bilanc zyrtar i dëmtimeve, dhjetëra banesa janë shkrumbuar teresisht nga flaket.

 

Sipas qeverisë zjarrvënia ka qenë e qëllimshme në të shumtën e rasteve. Ministri grek i Drejtësisë, Stavros Kontonis, deklaroi se zjarret janë pjesë e një plani të organizuar.

 

“Janë zjarrvënie të qëllimshme dhe madje në bazë të një plani të organizuar, me qëllim që të shkaktojnë tensione sociale në vend.”

 

Ministri u shpreh se nuk është rastësi që vetëm në ishullin e Zakynthos u aktivizuan në të njëjtën kohë 15 vatra zjarri. Deklaratat e tij shkaktuan menjëherë reagimin e partive politike. Demokracia e Re e ka akuzuar qeverinë për paaftësi në menaxhimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *