Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë ditën e sotme.

Mediat greke raportojnë se goditja ka ndodhur 32 km lindje-verilindje të ishullit të Symit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Thellësia fokale ndodhet në 39.4 kilometra.

Epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *